Partia e Lirisë i jep një palë pranga Veliajt: Dhurata e fundvitit për Inceneratorët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i “ka dhuruar” live një palë pranga Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.  Blushi tha se “kjo dhuratë” është ajo që meriton Veliaj për fundvit, duke e akuzuar për aferën e Inceneratorëve.

“Dhurata që meriton për Vitin e Ri për aferën e inceneratorëve. Prangat janë drejtësia për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe për qindra milionë euro të vjedhura përmes kësaj skeme kriminale. Prangat janë simboli i ndëshkimit për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona në këto vite.

Prangat janë ndëshkimi për betonizimin dhe shkatërrimin e Tiranës. Prangat janë shpagimi për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit, për gjobat e padrejta, për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara. Prangat janë simboli i drejtësisë, me paanësi dhe jo me regji”, tha Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?