Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Partia e Lirisë: Ikja masive nga vendi tregon dështimin e qeverisë

Aktualitet E martë, 16 Qershor 2026 17:46
Partia e Lirisë: Ikja masive nga vendi tregon dështimin e qeverisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zv.Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu thotë se shpopullimi i Shqipërisë përbën dështimin më të madh të qeverisjes së më shumë se një dekade, duke iu referuar shifrave të fundit që tregojnë tkurrjen e popullsisë në qarqe të ndryshme të vendit.

Deklarata e plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 2 orësh
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 3 orësh
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 4 orësh

Shpopullimi i Shqipërisë është dështimi më i madh i qeverisjes së më shumë se një dekade. Shifrat e publikuara së fundmi mbi tkurrjen dramatike të popullsisë në qarqe të ndryshme të vendit, sidomos Veriut të Shqipërisë, konfirmojnë një realitet që qytetarët e jetojnë çdo ditë: Shqipëria po zbrazet. Ky fenomen nuk kufizohet vetëm në veriun e vendit, por është shtrirë në pothuajse të gjithë territorin, duke prekur qytetet, fshatrat, ekonominë, arsimin dhe vetë perspektivën e zhvillimit kombëtar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas më shumë se një dekade qeverisjeje, Shqipëria përballet me një bilanc alarmant, qindra mijëra shqiptarë kanë zgjedhur emigracionin si rrugën e vetme për të siguruar një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre. Të rinjtë largohen për mungesë mundësish, familjet përballen me kosto gjithnjë e më të larta jetese, ndërsa shumë zona të vendit po boshatisen me ritme shqetësuese.

Ky është treguesi më i qartë i dështimit të politikave ekonomike dhe sociale të qeverisë. Kur qytetarët humbasin besimin se mund të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, atëherë problemi nuk është tek qytetarët, por tek modeli i qeverisjes që ka prodhuar pasiguri, pabarazi dhe mungesë perspektive. Nuk mund të flitet për sukses ekonomik kur fshatra të tëra mbeten pa banorë, kur shkollat mbyllen nga mungesa e nxënësve, kur bizneset nuk gjejnë fuqi punëtore dhe kur rinia shqiptare e sheh largimin si zgjidhjen e vetme. Asnjë statistikë propagandistike nuk mund të fshehë faktin se pasuria më e madhe e vendit ,njerëzit e tij po largohen çdo ditë.

Pikërisht për këtë arsye, shpopullimi është një nga shqetësimet kryesore që ka nxitur reagimin qytetar dhe protestën paqësore që po zhvillohet në Tiranë, e cila sot hyn në ditën e 17-të. Kjo protestë është një zë kundër indiferencës së qeverisë ndaj problemeve reale të qytetarëve dhe një thirrje për politika që vendosin në qendër familjen shqiptare, të rinjtë dhe të ardhmen e vendit.

Partia e Lirisë vlerëson se ndalimi i shpopullimit nuk është thjesht një objektiv politik, por një domosdoshmëri kombëtare. Për këtë arsye, ai përbën një nga pesë prioritetet kryesore të programit të Partisë së Lirisë. Shqipëria ka nevojë për politika konkrete që mbështesin familjet e reja, nxisin punësimin e të rinjve, rrisin pagat dhe fuqinë blerëse, ulin barrën fiskale dhe krijojnë kushte reale që shqiptarët të zgjedhin të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Në vend të propagandës dhe vetëkënaqësisë, qeveria duhet të përballet me realitetin. Shpopullimi masiv është kembana më e fortë e alarmit për gjendjen e vendit. Një qeveri nëse nuk arrin të mbajë qytetarët e saj në vend, atëherë ka dështuar në misionin e saj themelor. Partia e Lirisë do të vazhdojë të ngrejë zërin për këtë emergjencë kombëtare dhe të mbështesë çdo përpjekje qytetare që kërkon ndryshim, zhvillim dhe shpresë për shqiptarët. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë. Shqipëria ka nevojë të ndalojë largimin e shqiptarëve.

Etiketat e lidhura

shpopullimi i Shqipërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 15 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 30 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 37 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.