FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partia e Lirisë, Meta: Nga sot nis puna. Në 2 muaj duhet të jetë përmbyllur Konventa e ardhshme

Në përfundim të Konventës Kombëtare ku u vendos ndryshimi i emrit të LSI në “Partia e Lirisë” dhe solli rikthimin e Ilir Metës në krye të partisë, vetë Meta tha se puna nis që sot dhe duhet të përmbyllet për 2 muaj.

“Tani është Liria dhe Referendumi që do të qëndrojë si shpata e Demokleut mbi këtë klasë politike, që do na çojë përpara. Nga sot nis puna, çdo ditë pa ndërprerje sepse në 2 muaj duhet të jetë përmbyllur Konventa e ardhshme, e cila jam e sigurt që do të jetë një mesazh i jashtëzakonshëm i shpërthimit të energjive të të rinjve, në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe familjeve të tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?