Partia e Lirisë zhvillon protestë para Prokurorisë së Posaçme

Partia e Lirisë ka zhvilluar një protestë ditën e sotme para SPAK. Ashtu siç ishte paralajmëruar përfaqësues dhe mbështetës të Partisë së Lirisë janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, e cila lëshoi dhe urdhër-arrestin për kreun e PL-së Ilir Meta.

Me thirrjet “Me ty, me ty Ilir Meta”, “O Ilir o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, si dhe “Liri demokraci!” protestuesit kërkuan drejtësi dhe lirimin e ish-Presidentit Meta.

Ish-presidenti Meta u bëri thirrje nga qelia mbështetësve të tij që të bëhen bashkë dhe të protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama si dhe drejtësisë të kapur nga ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?