Partia e re, Alibeaj: Duhet të jesh i moralshëm, më pas politikan

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” duke folur për krijimin e partisë së re, udhëhequr nga deputetja Rudina Hajdari, tha se krijimi i të tilla partive politike janë brenda logjikës demokratike. Ai shtoi se në këtë rast mungon morali politik.

“Asnjë lloj komenti. Në parim mund të them: shumë mirë që pas viteve ‘90 u arrit mundësia që kush do mendon se mund të formojë parti mund të garojë. Në planin politik, emrat që ju sapo thatë deri dje ishin njerëz të zgjedhur prej demokratëve. Para se të jesh politikan duhet të jesh i moralshëm. Iu ke thënë njerëzve se do jesh përfaqësues i juaj, por morali i përfaqësimit politik mundon në këtë rast”, tha Alibeaj.

I pyetur nëse PD nxjerr mësime nga krijimi i një partie të re, Alibeaj u shpreh se Partia Demokratike e mirëpret pluralizmin.

“Gjithmonë ka pasur situate të tilla, ka pasur mësime të nxjerra nga mësimet. A nuk është mirë që partitë të mos funksionojë si garnizone të mbyllura. Më mirë kështu. Dhe këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Edhe nga e majta do ishte mire të kishte parti të tilla, po ky është një defekt i madh i tyre, ku një renegati që del kundër ‘i pritet koka’”, nënvizoi Alibeaj.

SHKARKO APP