Pas “313-s”, zbulohet një tjetër vatër koronavirusi në burgjet shqiptare

Rëndohet situata në burgje si pasojë e koronavirusit, duke u kthyer në vatra të rrezikshme për të dënuarit dhe punonjësit.

Pas konfirmimit të 13 personave të infektuar me Covid-19 në burgun “313” në Tiranë, persona të prekur nga koronavirusi janë konfirmuar edhe në qelitë e paraburgimit 302, në komisariatin numër 3 në rrugën “Mine Peza”.

Raportohet se 4 persona në qeli janë të konfirmuar me Covid-19. Një ditë më parë, urgjenca ka marrë për të shtruar në spital një të ndaluar, i cili qëndronte aty prej dy javësh me temperaturë të lartë.

Pas konstatimit të tyre mësohet se është izoluar i gjithë kati i dytë i burgut nr.302.

 

SHKARKO APP