Pas 7 vitesh, drejtësi për të miturin. U grabit, u keqtrajtua dhe u vra

Mariglen Gjonaj më 18 maj të vitit 2015, doli nga banesa për të shkuar me shokët eskursion, por nuk u kthye më. Ai u denoncua i zhdukur, dhe vitet kalonin dhe për të nuk kishte asnjë shenjë. Vetëm këtë vit në muaji prill, u gjendën eshtrat e të ndjerit.

Ndërsa sot u vë drejtësia. Këtë të martë Policia e Lezhës, bën me dije se ka arrestuar vrasësin e tij, i cili dyshohet se është Kristjan Cenaj, 30-vjeç. Sipas bluve të Lezhës, 16-vjeçari u vra nga Cenaj për t’i vjedhur orën “Rolex” dhe varësen e floririt, me vlerë 10 milion lekë.

Grabitja ka shkuar keq dhe Cenaj e ka dhunuar e keqtrajtuar për vdekje Gjonajn. Ai e ka goditur me sende të forta në kokë, gjë që i ka shkaktuar vdekjen 16-vjeçarit.

Eshtrat e të ndjeriut u gjetën në Fushë Kuqe në fillim të prillit, dhe sipas ekspertizës, i përkasin një personi që është keqtrajtuar para vrasjes. Specialistët shprehen se kanë vënë re dëmtime të shkaktuara te viktima me sende të forta.

Liljana Gjonaj, nëna e të ndjerit, asokohe tha se personi i fundit me të cilin kishte qenë i biri ishte pikërisht Kristjan Cenaj.

SHKARKO APP