Pas akuzës së 3 televizioneve, reagon Tahiri: E pavërtetë!

Pas akuzës së bërë nga tre televizionet ABC News, Ora News dhe News 24 se Ministria e Brendshme favorizon subjekte mediatike, konkretisht A1 report për t’i shpërndarë pamjet ka reaguar edhe ministri Tahiri, i cili e ka konsideruar këtë akuzë si shpifje.

“Shpifja nuk eshte argument. Eshte e papranueshme qe ne emer te lirise se shtypit dhe duke shfrytezuar mundesine qe u jep ekrani ne prone te tyre, tre media bashke percjellin per publikun nje deklarate shpifese, e cila denigron per arsye te panjohura per ne, institucionin e Ministrise se Brendshme dhe imazhin e Policise se Shtetit. Nderkohe qe arsyeja e shpallur si argument per kete deklarate shpifese eshte teresisht e pavertete. Ngjarja te ciles u referohen te treja mediat bashke, eshte bere me dije nga Policia e Shtetit nepermjet nje njoftimi zyrtar, i cili eshte shperndare ne menyre te njejte per te gjitha mediat. Qeveria e Shqiperise nuk ka pasur dhe nuk ka asnje axhende kufizuese apo intimiduese per lirine e medias. Por qeveria e Shqiperise po ashtu nuk do te kufizohet dhe intimidohet asnjehere per asnje shkak ne kryerjen e detyres se vet. Kjo vlen po njesoj per Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit” , thuhet në reagimin e ministrit të Brendshëm. 

SHKARKO APP