Pas Braçes dhe Ramës, Turjan Hysko merr në mbrojtje drejtorin e Kadastrës në Durrës

Prezantuesi, Turjan Hysko, ka reaguar pas arrestimit të ish-kreut të Kadastrës Durrës, Liridon Pula, pak ditë më parë, me akuzën e  shpërdorimit të detyrës. Hysko përmend kërcënimet dhe trysninë nga klanet miliardere, që sipas tij, Pula kishte marrë ndërsa drejtonte Kadastrën.

Prej dy ditësh zv.kryeministri Erjon Braçe ka marrë në mbrojtje drejtorin e arrestuar të Kadastrës me vendim gjykate. Braçe ka qenë edhe vet në sallën e gjyqit duke kërëcënur prokurorin dhe gjyqtarët, që sipas tij, kanë shkelur ligjin. Ndërsa Edi Rama tha se Prokurori po mbron një mbanë kriminale. Por as Braçe dhe as Edi Rama, dy zyrtarët më të lartë të qeverisë nuk kanë pasuri guxim të përmendin emrat e bandës, por kanë kërcënuar prokurorin dhe gjyqtarët.

Prokuroria thotë se shkak për arrestimin e kreut të Kadastrës në Durrës, është bërë regjistrimi fillestar i një numri të konsiderueshëm pasurish në favor të subjektit në zonën e Gjirit të Lalzit.

Postimi i plotë Turjan Hyskës në Facebook: “Ka vetem tre muaj qe ka marre detyren ne Durres si drejtues i Kadastres dhe qe nga dita e pare me lodhte koken duke me shpjeguar sa dosje zgjidhte ne dite, sesi cdo ankese mundohej ti pergjigjej vet, sesi kishte vene numrin e tij personal tek xhami i ankesave, sesi perballonte presionin e atyre qe kishin vite aty brenda dhe qe nje zot e di cfare masakre kane bere me pronat e Durresit!

E shihja sa krenar ishte qe po i rezistonte trysnise dhe kercenimeve te klaneve miliardere, korruptive qe prej vitesh kane mbreteruar aty. Une jam i sigurt qe ti do e fitosh kete beteje sepse pavaresisht se ky vend eshte me breke neper kembe, besoj fort qe e mira dhe e drejta vonon por fiton! Hienat nuk mund ti bejne asgje nje peshe te rondë si ty. Me i forte do dalesh nga e gjithe kjo maskarade!”.

https://www.kohajone.com/2019/10/05/dikush-duhet-tia-tregoje-erionit-nuk-ka-me-braccio-di-ferro-me-drejtesine/

SHKARKO APP