Pas bukës, do rritet edhe kafeja me 10-15 lekë

Pas rritjes që pësoi buka në javët e fundit, kafeja ndër produktet më popullore e njëherazi më të konsumuara nga shqiptarët pritet të pësojë rritje të çmimit me 10 deri në 15 lekë. Enri Jahaj, Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve tregon se shtrenjtimi me 10 deri në 20 për qind do vijë për tre arsye.

“Kemi një ofertë të lartë kundrejt një kërkese të ulët dhe tregu duhet të normalizohet. Lëndët e para po rriten dita-ditës dhe automatikisht sjell rritjen e çmimeve. E treta është që xhiro e munguar sjell rritje të çmimeve se fitimi i munguar duhet rikuperuar”.

Rritja e çmimit të kafesë si dhe produkteve të tjera të bareve dhe restoranteve vjen si reaksion zinxhir i shtrenjtimit të bukës si dhe produkteve të tjera të shportës.

SHKARKO APP