Pas burgut shpërndante pica, pistat ku po hetohet atentati ndaj të riut
Romarjo Aliraj ishte dje shënjestër e një atentati.Ai është personazh i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë dënuar më parë për mashtrim dhe drogë, pasi është arrestuar me kanabis. Pas daljes nga burgu ai shpërndante pica, ndërsa dje iu bë atentat por fatmirësisht arriti që të shpëtonte. Grupi hetimor po heton në pistën e hakmarrjes apo prishjes së pazareve të drogës nisur nga e kaluara e tij, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.
Si ndodhi atentati dje
Aliraj ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin që një makinë po e ndiqte e qëlloi me breshëri. Makina u bë shoshë nga kallashnikovi, pasi e kapën 15 plumba, por fatmirësisht Aliraj shpëtoi pa asnjë plagë nga plumbat, ndërsa ka marrë dëmtime të lehta pas daljes së makinës nga rruga, pasi 33-vjeçari humbi kontrollin duke përfunduar në një arë. Romarjo Aliraj u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi nuk e ka kapur asnjë plumb.
KOHA JONË SONDAZH

