Pas Canës, 3 lojtarë të kombëtares kërkojnë lirimin e Ballist Morinës
Pas reagimit të sotëm të ish-kapitenit Lorik Cana për lirimin e Ballist Morina, të tjerë lojtarë të kombëtares kanë treguar mbështetjen e tyre ndaj tifozit të “çmendur” të kombëtares sonë.
Kapiteni Ansi Agolli, Mërgim Mavraj dhe portieri Etrit Berisha, nëpërmjet postimeve në faqet e tyre zyrtare në facebook kanë kërkuar liri për Ballist Morinën.
Kapiteni Agolli dhe Mavraj shkruajn se do ti qëndrojë pranë Ballistit, dhe e cilësuan vendimin e gjykatës Kroate një veprim absurd. “E kem për detyre qe mos t’lejme të vuash prapë”, shkruan portieri Berisha.
Gjykata e Dubrovnikut në Kroaci dha tre ditë më parë vendimin për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, ku drejtësia serbe prej dy vitesh ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar me emrin e tij, në lidhje me ngjarjen e ndeshjes Serbi- Shqipëri, ku u ngrit një dron me flamurin kombëtar. Reagimet lidhur me vendimin e dhënë nga togat e zeza kroate ka qenë të shumta.
Postimet e plota të lojtarëve të kombëtares në facebook:
Mërgim Mavraj: Liri për Ismail Morinën
Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës. I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një!#LiriPërismailMorinën.
Etrit Berisha:
“E kem për detyre qe mos t’lejme të vuash prapë”, shkruan portieri Berisha.
Ansi Agolli:
Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës.
I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem.
Të gjithë për një!

