FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas Çilit, lirohet dhe administratori i UET-së

Pas botuesit dhe pronarit të UET-së, Henri Çilit, lirohet nga burgu edhe bashkëpunëtori i tij, Betim Shkupi, i cili është dhe administrator i UET-së. Gjyqtari Pëllumb Vehbiu ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Dosja me 31 personat e arrestuar në operacionin mezhgorani, do t’i shkojë në dorë Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion. Ky është vendimi i dhënë të dielën nga gjykata e Përmetit, e cila dha masën e sigurisë për personat e arrestuar, përfshi këtu dhe botuesin e njohur Henri Çili. Gjykata ka shpallur moskompetencë lëndore për dosjet dhe për gjykim i janë dërguar Gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (GJKKO)

Avokati i këtij të fundit është pyetur në lidhje me vendimin për të lënë nën masën e ”detyrimit të paraqitjes”. Andi Duraj thotë se takimi mes Henri Çilit e një ”gjyqtari të lartë” për zbutjen apo lehtësimin e dënimit për vëllezërit Aliko është thjesht një aludim dhe se nuk ekziston asnjë fakt për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?