Pas dekretimit nga Presidenti Begaj, ligji për buxhetin e shtetit botohet në fletoren zyrtare

Pas dekretimit nga presidenti Bajram Begaj në datën 16 dhjetor, ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2025 është botuar në fletoren zyrtare. Ligji për Buxhetin do të hyrë në fuqi nga 1 janari i vitit 2025. Buxheti i vitit të ardhshëm është më i madhi që ka pasur Shqipëria, prej rreth 8.2 miliardë euro.

Mazhoranca ka thënë se ky buxhet do ta ndihmojë vendin në rrugën e zhvillimit, duke përmirësuar sektorët kryesorë të ekonomisë.

Opozita e ka kundërshtuar ashpër ligjin për Buxhetin para se ai të miratohej në Kuvend, duke pretenduar se janë oligarkët dhe zyrtarët e korruptuar që përfitojnë nga ai. Sipas opozitës, Buxheti i vitit 2025 nuk parashikon një ndarje të drejtë për të gjitha grupet e interesit në vendin tonë.

SHKARKO APP