Pas diskutimeve në PD, Zheni Gjergji propozohet si kryetare të Komisionit të Shëndetësisë

Grupi parlamentar i PD, diskutoi të hënën mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitës. Gazment Bardhi informoi se do të propozonte deputeten Orjola Pampuri për këtë pozicion, por ky propozim hasi kundërshtinë e deputetëve. Ata më pas kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e cila është miratuar me shumicën e votave të ligjvënësve demokratë.

 

SHKARKO APP