Pas dy vitesh në morg, trupi i Arben Lleshit varroset në Mat

Trupi i Arben Lleshit i vrarë brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, është tërhequr nga morgu 2 vite pas krimit. Burime të besueshme nga organi hetues konfirmuan se trupi është nxjerr me autorizimin përkatës dhe është varrosur nga autoritetet vendore të Matit, për shkak se familjarët nuk e kryen për rreth dy vite një veprim të tillë. Instituti i Mjekësisë Ligjore i tha Syri Tv se trupi është tërhequr nga kjo e fundit më datë 20 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa ngjarja ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e mediave.

Vrasja që nuk ka ende një motiv të përcaktuar në mënyrë përfundimtare u krye nga Sokol Mjacaj, një tjetër i dënuar e që mbahet akualisht në regjimin e posaçëm ‘41 biss’. Ndërkohë, lidhur me pretendimet e familjes Prokuroria e Elbasanit ka arritur të provojë në mënyrë shkencore se personi i vrarë më 15 dhjetor të vitit 2023 është Arben Lleshi.

Familjarët nuk u paraqiten për rreth dy vite për të tërhequr trupin, dhe ngritën pretendimin se kishin dyshime të mos bëhej fjalë për të afërmin e tyre. Verifikimi është bërë përmes gjurmëve të gishtave, dhe pas kësaj Prokuroria e Elbasanit i ka nisur rezultatet IML-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët mos përgjigja e familjarëve ishte parë si hezitim për shkak të frikës nga hakmarrja, duke qenë se i afërmi i tyre ishte dënuar përjetë për vrasje. Ngjarja në fjalë daton në vitin 2012 kur vritet dhe më pas digjet trupi i Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe, ngjarje për të cilën faji iu ngarkua Arben Lleshit dhe të vëllait Afrimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj, familja Lleshi humbi katër pjesëtarë mes të cilëve të vrarë e të zhdukur. Ekzekutimi i Arben Lleshit brenda burgut të Peqinit nga Sokol Mjacaj ku mbeti i plagosur dyshohet aksidentalisht edhe Indrit Shaqja, u dyshua si vijim i sagës së hakmarrjes.

Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë, por ende nuk ka mundur të identifikojë porositësit, teksa autori i krimit ka kyçur gojën duke vështirësuar zbulimin e shkakut dhe personave të interesuar për eliminimin e të dënuarit. Vrasja e Lleshit ndodhi vetëm disa orë pasi Ministria e Drejtësisë njoftoi vendimin për ta futur Sokol Mjacajn në regjimin e ashpër 41 biss me motivacionin se komunikonte me jashtë dhe vazhdonte aktivitetin kriminal nga qelia.

Kjo ngjarje nxori në pah jo vetëm mungesën e sigurisë por edhe trajtimin e të dënuarve në mënyrë preferenciale. Mjacaj ishte dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?