Pas gjysmë shekulli armiqësi, SHBA dhe Kuba rivendosin marrëdhëniet diplomatike

Pas gjysmë shekulli armiqësi, presidenti amerikan Barak Obama ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara dhe Kuba, janë dakorduar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe të hapin lidhjet ekonomike e ato të udhëtimit me ishullin komunist.

Obama gjatë një deklarate të bërë në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se SHBA'ja do t’i filloj bisedimet për normalizim të marrëdhënieve diplomatike me Kubën, pas dekadave të tëra të mosangazhimit në këtë drejtim.

Uashingtoni sipas presidentit Obama, ka vendosur që t'i jap fund qasjes së deritashme ndaj Kubës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimi i politikave të SHBA-së karshi Kubës dhe hapja e një kapitulli të ri, sipas presidentit Obama, do të nis me hapjen e ambasadës amerikane në Havana si dhe me heqjen e embargos së tregtisë të Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës.Gjatë ditës së sotme, Kuba e ka liruar pas pesë vitesh të mbajtjes në burg, amerikanin Alan Gross.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne jemi dakorduar që të rivendosim marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë presidenti kubanez, Raul Castro.

SHBA dhe Kuba nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1959, përkatësisht, që nga revolucioni i cili e kishte sjellë në pushtet Fidel Kastron.

(marre nga Express)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?