Pas humbjes me Skënderbeun, shkarkohet trajneri i Kukësit

 

Presidentit të Kukësit Safet Gjici duket se nuk ka pëlqyer aspak humbja me Skënderbeun (0-1) në fushën e tij. Burime nga klubi thanë se Gjici ka shkarkuar menjëherë nga detyra trajnerin shqiptaro-maqedonas Artim Shaqiri. Humbja me korçarët ishte një goditje e rëndë për të fituar titullin kampion. Presidenti nuk ka toleruar megjithëse Kukësi është në vendet e para të renditjes dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës se Shqipërisë. Të njëjtat burime thanë se trajneri i ri Kukësit do të jetë Miodrag Radanovic, që deri tani mbante detyrën e Drejtorit Teknik te Kukësi.

SHKARKO APP