Pas Italisë, një grua kryeministre në Shqipëri?

Britania ka tashmë një grua si kryeministre, Italia do ta ketë së shpejti pasi Giorgia Meloni fitoi zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkohë Majlinda Keta, një socialiste e njohur, thotë se kur gruaja është në politikë, të mos largohet nga feminiliteti i saj, pra nga të qenurit grua. Dhe se gruaja mbetet më njerëzore, e pa korruptuar. Sipas saj ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të kemi grua si kryeministre.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e fundit në Itali, Majlinda Keta nënvizoi se Meloni u ndal në tre terma kryesore: zot, atdhe dhe familje, që mesa duket në vendin tonë për 30 vite me rradhë nuk ka pasur rëndësinë e duhur.

Duhet një grua që ta zëvëndësojë Edi Ramën, një grua sidomos që do ta bënte Ramën t’i rrëzohet edhe kauza e tij fallso, ajo e përkrahjes formale të grave në politikë.

A mund ta bëjë Grida Duma e PD-së ose Jozefina Topalli që ti zenë vendin Ramës? Duhet që opozita të dalë me emrin e një gruaje si kandidate për kryeministre. Emra ka plot, mjafton që ti hapet udha një femre që ngjall shpresë e që nuk varet nga shefat e partive.

Ose më mirë do të ishte që të dilte një formacion i ri politik me një grua serioze dhe atdhetare. E do ta votonin njerëzit.

Pikërisht në momentin që Meloni në Itali tregoi se ka “këllqe” dhe manifestoi lidershipin e saj, atëhere qytetarët e votuan.

SHKARKO APP