Pas këndit të lojërave, PD gati për tjetër protestë?!
Pas protestave kundër këndit të lojërave, demokratët duket se do të rifillojnë protestat te Liqeni Artificial për një tjetër projekt të Bashkisë së Tiranës në këtë zonë.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak është miratuar vetëm me votat e mazhorancës ndërtimi në parkun e liqenit të një piste vrapimi e shoqëruar me një pistë biçikletash.
Por sipas këshilltarëve demokratë Besnik Aliaj dhe Akil Kraja, bashkia do të shpenzojë 370 milion lekë për ndërtimin e një piste në zonën e gjelbër të Tiranës, që sipas tyre do të çojë në betonizimin e mëtejshëm të këtij parku.
“Jo vetëm në emrin tim si këshilltar, por nga të gjithë grupimet mjedisore, shkollave, eksperteve, studentëve, pedagogëve, të gjithëve që janë në këtë fushe që të mos vazhdohet kjo masakër tjetër me parkun, do të pasohet me protesta, përsëri masive dhe do të krijojë destabilitet dhe tension të panevojshëm në qytet. Ju rekomandoj mos e miratoni këtë pikë”, tha Besnik Aliaj.
Një tjetër projekt që u kundërshtua nga demokratët është ai i ndërtimit të parkimit nëntokësor në sheshin “Skënderbej”. Parkimi në fjalë ka një kapacitet prej 300 vendesh dhe sipas urbanistëve
demokratë, është një projekt klientelist dhe nuk përmirëson cilësinë e jetesës dhe nuk redukton ndotjen.
KOHA JONË SONDAZH

