Pas komenteve të Papës, Turqia tërheq ambasadorin në Vatikan

 

Turqia ka tërhequr ambasadorin e Vatikanit në Ankara pas komenteve të Papës i cili e cilësoi masakrën ndaj armenëve të ndodhur një shekull më parë si “gjenocid”, ka thënë një zyrtar turk për agjencinë Reuters.

Ndërsa Turqia nga ana e vet ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me komentet e Papa Françeskut.

Turqia myslimane pranon se shumë të krishterë armenë kanë vdekur në përleshjet me ushtarët osmanë në fillim të vitit 1915, kur Armenia ishte pjesë e perandorisë që sundohej nga Stambolli, por ka mohuar se janë vrarë me qindra mijëra persona dhe se kjo përbën gjenocid.

SHKARKO APP