Pas miellit, qumështi serb “përmbyt” Shqipërinë, kushton më lirë se ai vendas

Tryeza e konsumatorit shqiptar mesa duket do të shtrohet vetëm me prodhimet sere.

Pas miellit kësaj here duket se radhën e ka qumështi. Sipas statistikave qumështi nga Serbia po vjen pranë bizneseve, të cilat prodhojnë prodhime blegtorale, duke braktisur kështu prodhimin vendas. Kjo sepse qumështi që vjen nga Serbia është më i lirë sepse fermeri subvencionohet dhe mbështetet nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas ekspertit të Bujqësisë, Ervin Resuli rreth 40% e qumështit të freskët importohet nga Serbia.

“Duhet të themi që Serbia subvencionon të paktën 5% të prodhimit total të saj të brendshëm, ndërsa ne subvencionojmë 0.4%. Përse ne marrim qumësht nga Serbia? Sepse kostoja e qumështit është më e lirë atë çka problem solli dhe shkallëzimi i TVSH-së i detyroi të gjithë agropërpunuesit t’i drejtohen tregut serb për furnizimin e tregut të qumështit. Përafërsisht sa është diferenca? flasim të paktën për 100 lekë të vjetra. 30-40 % e qumështit të freskët në Shqipëri është import nga Serbia”, shprehet Ervin Resuli, ekspert i Bujqësisë.

Për të përballuar transportin qumështi nga Serbia vjen i pasterizuar një gjë e tillë sipas ekspertëve ul kostot.

“Qumështi që ju keni në fermë ku shkon? Për përpunim vendas. Dhe si është çmimi ? Të paktën 60 lekë me TVSH çka do të thotë që përpunuesit kërcënojnë vazhdimisht, pasi ka Serbia me 52 lekë u mbërrin qumështi në fabrikë”, shton Resuli.

/Top Channel/

SHKARKO APP