Pas mishit të përpunuar, OBSH se do të investigojë edhe produkte të tjera

 

 

Në kërkimet 45-vjeçare të Organizatës Botërore të Shëndetit për kancerin. Studiuesit kanë arritur në përfundimin që në 1000 gjëra që ne hamë, që bëjmë ose ndaj të cilave ekspozohemi, gjysma e tyre shkaktojnë kancer.

Çdo gjë që na rrethon mund të shkaktojë kancer. Por raporti shokues i OBSH pak ditë më parë na bëri që të tregohemi akoma më të kujdesshëm edhe me ushqimin e sidomos me mishin e përpunuar si salçiçet, proshuta etj. Ky lajm tronditës shkaktoi konfuzion në mesin e njerëzve të dashuruar pas mishit. Ekspertët gjithashtu deklaruan se mishi i kuq gjithashtu përmban substanca kancerogjene.

OBSH gjithashtu raportoi se do të investigojë edhe produkte të tjera ushqimore në të ardhmen.

Shumë shpejt në një takim në fund të majit të vitit 2016 do të diskutohet për kafen. Më poshtë janë disa produkte të tjera që që mund të shkaktojnë kancer që i janë shtuar listës së studimit vitet e fundit.

Këto produkte përmbajnë kimikate industriale që ndoshta ju nuk i keni dëgjuar por që shpesh janë të pashmangshme në jetën moderne si: ndotja e ajrit, pirja e duhanit dhe alkoolit apo rrezet X.

Disa nga kimikamt që produktet të cilat ne konsumojmë çdo ditë janë arseniku, etanoli në pijet alkoolike, steroide etj.

SHKARKO APP