Pas pasaportës diplomatike, po check-up shëndetësor falas do t’i bëjnë kombëtares?
I papërmbajtshëm ka qenë gazetari Andi Bejtja në komentet e tij gjatë kohës kur kombëtarja shqiptare po torturohej në transmetim direkt nga një protokoll skandaloz, ku kryefjalë e çdo hapi të tyre ishte fakti që Edi Rama ishte aty.
Menjëherë komenti i parë i Bejtjes në Facebook ka qenë pikërisht për torturën që kanë përjetuar lojtarët dhe delegacioni i FSHF-së, ndërsa ishin vendosur në një autobus të hapur.
“A kane siguracion per damlla kta lojtaret e shkerete se do i bjere damllaja me verte ne koke”- ishte ky komenti i parë i gazetarit të njohur por jo i fundit. Duke parë praninë tejet të vaktët të qytetarëve që pritej në fakt të ishin përgjatë rrugëtimit të autobusit të kombëtare Bejtja bëri një tjetër koment: “SONDAZH. Me ke jane merzit njerzit qe nuk dolen me prit kombetaren ,e rezultatet e kombetares apo te qeverise?”.
Në fakt kur e mendon.
Por ecim më tej, ironia therëse e gazetarit Bejtja arriti kulmin kur kombëtarja mbërriti në Ministrinë e Jashtme. Ja si e komentoi ai këtë moment: “Nuk e di meqe e kane Ministrine e Shendetesise perballe tani qe jane te Ministria Jashtme, nuk e di a do i cojne lojtaret e shkrete te kombetares te Ministria Jashtme te bejne dhe check upin shendetesor falas?”. Dhe mbyllja epike, tipiker për Bejtjen ishte komenti: “Po te Banka per te mare leket do ti cojne te shkretet lojtare te kombetares?”.
KOHA JONË SONDAZH

