Pas përjashtimit të Spahos, Salianji caktohet drejtues politik i qarkut të Korçës për PD-në
Deputeti Ervin Salianji është caktuar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha si Drejtues Politik i qarkut Korçë. Ai zëvendëson në këtë detyrë deputetin Edmond Spaho, pasi ky i fundit u përjashtua nga partia.
Lajmi u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Ai tha se kryetari i PD-së, z.Basha ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë deputetin, Ervin Salianji.
Në njoftim theksohet se Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH-së në nivel qarku.