Pas protestës, rrëfimi i policit të burgjeve: S’më del rroga, do iki në Gjermani

Këtë javë u mbajt një protestë që kaloi pothuajse në hije. Punonjësit e Policisë së Burgjeve protestuan, duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune.

Një prej tyre, në kushtet e anonimatit pasi i druhet një mase disiplinore apo shkarkimi nga detyra, rrëfen për “Euronews Albania” peripecitë që përballen prej vitesh. Sipas tij, shumë policë burgjesh po mendojnë emigrimin në Gjermani. Punonjësi i Burgjeve tha më tej se kërkojnë rritje të pagës, pasi ndodhen në gjendje jo të mirë financiare.

“Kemi një pagë minimale. 420 mijë lekë (të vjetra) sikur te jemi invalidë të punësuar. Stresi është maksimal, je në punë orar pa orar. Unë banoj me qira, paguaj 250 mijë lek të vjetra, llogarite sa ngelin. Ç’të paguash më parë, këtu fillon lufta, mbas ditës së qirasë, të paguash dritat, ujin, çerdhen e fëmijës. Përditë po kërkojnë të largohen kolegë, na e kanë kthyer shërbimin në 12 orë. Po na detyrojnë të lëmë vendin tonë, detyrën patriotike dhe të ikim emigrantë në Gjermani”.

SHKARKO APP