FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas punimeve të nënstacionit elektrik, rruga e Kryezjarrit në Elbasan do të rehabilitohet plotësisht

Kryezjarrit do të rehabilitohet plotësisht Pas shqetësimit të ngritur disa ditë më parë nga banorët për dëmtimin e urës në rrugën e fshatit Kryezjarr, Bashkia Elbasan reagoi menjëherë duke ndërhyrë për riparimin e dëmeve më emergjente dhe vendosjen e mbrojtëseve anësore, me qëllim garantimin e sigurisë së kalimtarëve dhe automjeteve.
Për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ishte sërish në Kryezjarr, ku inspektoi ndërhyrjen e realizuar dhe u takua me banorët e zonës.
Ndërhyrja e menjëhershme bëri të mundur shmangien e degradimit të mëtejshëm të urës dhe rikthimin e sigurisë në një segment të rëndësishëm rrugor për komunitetin.
Gjatë vizitës, Llatja theksoi se Bashkia Elbasan është në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë që po ndërton nënstacionin elektrik në zonë, në mënyrë që menjëherë pas përfundimit të punimeve me mjetet e rënda të nisë rehabilitimi i plotë i rrugës dhe kthimi i saj në gjendjen e mëparshme.
Kryetari i bashkisë garantoi se çdo dëmtim i shkaktuar nga punimet do të riparohet, ndërsa Bashkia do të vijojë të monitorojë situatën deri në përfundimin e plotë të ndërhyrjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?