Pas riparimit, shkollat gati më 1 Shtator

Bashkia e Tiranës prej ditësh është duke punuar me riparimet e shkollave në kryeqytet për të qenë gati për vitin shkollor.

Vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se  godinat do të jenë gati në 1 shtator.

“Edhe sot, si çdo ditë, nisëm riparimet në një shkollë tjetër. Brenda verës të gjitha godinat do të jenë gati për 1 Shtator. Faleminderit kolegëve që punojnë te “Dëshmorët e Lirisë” dhe “Edith Durham””, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët ai ka nënvizuar se “Bashkia e Tiranës po punon çdo ditë, gjatë muajit gusht, për të riparuar shkollat në mënyrë që viti i ri shkollor të na gjejë xixë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?