Pas sanksioneve ndaj Rusisë, mbërrin në Durrës anija e “fundit” ruse me 3030 tonë grurë
Më 27 shkurt Shqipëria iu bashkua BE dhe SHBA për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë ku u ndalua çdo eksport dhe importe të mallrave. Pak orë para se vetë ministra e Jashtme të bënte publike sanksionet ishte nisur edhe anija e fundit me grurë nga Rusia drejt Shqipërisë. Anija ishte nisur 13 ditë më parë dhe mbërriti mëngjesin e 27 shkurtit.
Në bordin e anijes ndodheshin 3030 tonë grurë, të cilat janë në proces shkarkimi, ndërsa kjo ngarkesë nga Rusia duket se do të jetë e fundit.
Anija “Slavianka” që lundron në flamurin rus, solli të dielën në Shqipëri një sasi gruri e cila është sa 1 % e importit të vitit të kaluar.
Sipas INSTAT vitin e kaluar erdhi nga Rusia 46 % e totalit të drithërave të importuara, ndërsa 4 % erdhën nga Ukraina.