Pas shiut mbërrin bora në Veri!

Dje ishte ditë e vështirë për Veriun e Shqipërisë. Por jo vetëm, edhe disa bashki e qytete përjetuan momente të rrezikshme nga reshjet. Edhe gjatë natës vazhdoi e njëjta gjëndje. Sot vazhdon prapë, bile më keq, në disa zona të Shkodrës dhe Lezhës, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati e kanë marrë përpara gjithçka.

Dy veta vdiqën dje në Malësi të Madhe. Ndërkohë që qeveria qendrore dhe bashkitë po luftojnë me natyrën, njoftohet se moti nuk ngopet me kaq. Ka filluar edhe bora.

Në një njoftim të fundit Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore. Sipas ARRSH-së, bora e parë u shënua në Qafë Thore.

Njoftimi: Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore. Po punohet për pastrimin.

Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

SHKARKO APP