Pas tërmetit, rrugët përgjaken nga aksidentet. 5 viktima në 24 orë

Duket se tragjedisë së tërmetit tragjik, duhet ti shtojmë edhe viktimat e 24 orëve të fundit, të cilët kanë humbur jetën në rrugë nga aksidentet. Një aksident është regjistruar mëngjesin e së martës në fshatin Tale të Lezhës, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet tip ”Zetor” ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.L, 70-vjeç, banues në Tale.

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L, 51-vjeçe, banuese në Peqin është përplasur me mjetin ”Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S, 67-vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5-vjeç, banues në Peqin, i cili ndëroi jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Tre aksidente rrugore me pasojë 3 persona të vdekur kanë ndodhur pasditen e së hënës në vend. Një person rreth 60-vjeç humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në fshatin Prezë të Vorës. Pak momente më pas, një tjetër këmbësor u përplas për vdekje nga një automjet në fshatin Vrion, Sarandë. Viktima u identifikua si shtetasi me inicialet K.K. 75-vjeç. Si pasojë e përplasjes së dy motorëve në aksin Shkodër-Muriqan, drejtuesi i njërit prej tyre ndërroi jetë, ndërsa personi tjetër u dërgua me urgjencë në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?