Pas Veliajt, SPAK arreston biznesmenin Elman Abule

Pas kryetarit Erion Veliaj, SPAK ka arrestuar edhe biznesmenin, Elman Abule, administrator i Rametal SHPK.

Abule është arrestuar duke udhëtuar në jug me makinën e tij. SPAK ka dhënë për të masën e ‘arrestit në burg’ pasi dyshohet nga SPAK për veprën penale të pastrimit të parave.

”Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;’, njofton SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?