Pas vrasjes në Fier, digjet një makinë pak kilometra larg vendngjarjes

Digjet një makinë në fshatin Mbrostar në Fier, pak minuta pas vrasjes që ndodhi në rrethrrotullimin e Sheqit. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkaNWeb” se makina është gjetur duke u djegur vetëm disa kilometra nga vendi ku u vra Shkëlzen Kastrati.

Ngjarja që tronditi Fieri ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:40 në dalje të qytetit të Fierit. Shkëlzen Kastrati u vra në makinën e tij.

SHKARKO APP