Pasagjerët e tragetit rrezikojnë të vdesin nga i ftohti: Po jetojmë “Titanikun” e dytë

Pasagjerët e bllokuar në tragetin “Norman Atlantic”rrezikojnë që të vdesin nga i ftohti.

Këtë gjë e pohojnë edhe vetë ata. “Tymi po na mbyt, nuk dimë nëse mund t’ia dalim të shpëtojmë. Jemi jashtë në bashin e tragetit, po vdesim së ftohti si dhe po asfiksohemi nga tymi dhe zjarri është duke u shtuar edhe më shumë. Dyshemetë janë të nxehta, njerëzit dridhen dhe kolliten. Nuk dihet nëse do ja dalim të shpëtojmë”, ka thënë nga ky traget greku Yorgos Stiliaras.

Bashkëshortja e kapitenit të tragetit ndërkohë thotë se është e bindur se i shoqi do të arrijë t’ia dalë mbanë. “Nuk kam dëgjuar asnjë prej tij që dje. Jam përpjekur të flas me të që në mëngjes, por ka qenë e pamundur. Padyshim që jemi në ankth, jam këtu së bashku me vajzën time përballë televizorit duke pritur lajme, ashtu siç kushdo tjetër. Asnjë nuk ka kontaktuar me në deri tani”, ka thënë Paola, bashkëshortja e kapitenit Argilio Giacomazzi.

Deri tani, ky është bilanci për anijen: një i vdekur, 165 të evakuuar e qindra pasagjerë në bord .

Vendimi eshte marre per ta rimorkuar tragetin ne drejtim te Brindizit ne Itali. Por nuk dihet se si do ti rezistojne 300 pasagjeret e mbetur te ftohtit, ujit dhe zjarrit ne traget. Nje tmerr i vertete. 

SHKARKO APP