Pasagjerët kërkojnë ndihmë në tragetin në flakë: Nëse nuk digjemi, do vdesim nga i ftohti

Një pasagjer i "Norman Atlantic", i cili ka arritur të shpëtojë falë ndërhyrjes përmes një lidhje telefonike për Tv grek "Mega", ka rrëfyer atë çfarë ka ndodhur në det të hapur.

"Këpucët tonë nisën të zhyteshin ndërsa ishim në zonën e recepsionit", është shprehur ai.

Ndërsa të tjerë, në lidhje telefonike me media të ndryshme në Greqi dhe Itali, kanë kërkuar ndihmë duke u shprehur se nëse nuk do të digjen do të vdesin nga të ftohtit.

Zjarri në garazh ka provokuar nxjehtësi shumë të madhe në të gjithë anijen, por anëtarët e ekuipazhit bëjnë të ditur se zjarri është nën kontroll. Ka versione të ndryshme mbi numrin e personave në bord.

Sipas autoriteteve greke në Athinë në traget ishin 478 persona, 268 nga të cilët ishin me origjinë greke, përsa i përket pjesës së ekuipazhit ata deklarojnë se ishin gjithësej 56, 34 grekë dhe 22 italianë.

10:57 – Porti i Vlorës ka mësuar rreth orës 07:05 minuta për shpërthimin e flakëve në anije rreth 13-15 milje nga Sazani, por për shkak të detit të trazuar thuhet se nuk kanë pasur mundësi të shkojnë të japin ndihmë.

Ja informacioni:

Ora 07:05 – Njofton QNOD ne kapitenerine e Portit Vlore se nje Roro me emrin Norman Atlantik ka marre flake rreth 13 -15 milje nga Sazani.Kane mbritur anije Greke per dhenie ndihme.(.Flamuri Italian, destinacioni Igumenice – Ancona.).

Ora 07:10 – U njoftua Kapiteni i Portit Vlore Dhionis Andoni si dhe Salla e Kufirit Detar Vlore i cili me thote se kam marre info nga QNOD.

07:25 – U komunikua me pergjegjsin e Rimorkjatoreve Z. Luan Kore per mundesine e dhenies se ndihmes. Me thote se forca e detin nuk me favorizon per dalje.

07:30 – Sinoptika ne kanalin e Otrantos : Era JJP 17-20 m/s, deti 7-8 balle.

07:42 – Njoftova Kapitenin e Pergjithshem Z. Hysni Oruci mbi kete situate.

07:55 – Roro Norman Atlantik ndodhet : 40 19 v, L19 02,04 L.

Anijet e dhenies se ndihmes: Anije Konteniere1. Spirit of Pireaus. 2. Cruise Europa (Roro) dhe po afrohen shume anije te tjera ne dhenien e ndihmes. Me respekt : Genci Hasanaj.

09:25 – Incidenti me tragetin e linjës Igumenicë-Ankona ka ndodhur rreth 22 kilometra larg Vlorës, shkruan "Corriere della Sera", e cila vijon më tej se flakët kanë përfshirë anijen kur ajo ndodhej në ujrat territoriale greke, ndërsa "Zougla" greke shkuan se ka ndodhur në ujrat territoriale italiane.

Për shkak të kushteve të këqija të detit, rezulton shumë i vështirë transferimi i pasagjerëve nga varkat e shpëtimit në bordet e anijeve greke që kanë shkuar në ndihmë.

Sipas mediave greke disa nga varkat e shpëtimit janë shkatërruar nga varkat ndërsa disa helikopterë të marinës greke janë në pritje për tiu afruar tragetit me qëllim që të mund të shpëtojnë pasagjerë të tjerë.

SHKARKO APP