Pasaporta bullgare me vërtetime false, lihen në burg dy zyrtarët në Bulqizë

Tre zyrtarë janë dënuar sot nga Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër. Përpos dy zyrtarëve, Arlin Limani dhe Fitim Balla, është dënuar edhe vëllai i kryetares së bashkisë Bulqizë Luan Mjeshtri.

Ky i fundit ishte Administrator i Njësisë Ostren, post ky në konflikt interesi pasi motra e tij Fatime Mjeshtri është në krye të bashkisë. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e saj për rastin.

Mjeshtri dhe Arlin Limani i cili është specialist i shërbimit social në Njësinë Administrative Ostren janë lënë në “arrest me burg”, ndërsa për Fitim Ballën (sekretar i Këshillit Bashkiak Bulqizë) është caktuar masa e arrestit në shtëpi. Të tre akuzohen për dhënie certefikatash me kombësi bullgare me qëllim përfitimin e pasaportave dhe shtetësisë bullgare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?