Pasdite lufte/ Tetë të plagosur dhe një e vdekur në tre aksidente

7 persona mbetën të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, gjatë një aksidenti rrugor në Bulqizë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës kur një autobus u përplas me një autoveturë në vendin e quajtur “Tre Çezmat”.

Menjëherë drejt vendngjarjes kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe banorë të zonës, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë dërguar në spitalin e Bulqizës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë që një person është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në Vaun e Dejes në vendin e quajtur Ura e Spatharit, një automjet ka humbur kontrollin, duke përfunduar në ujërat e lumit Drin.

Drejtuesja e mjetit udhëtonte e vetme kur ka humbur kontrollin. Fatmirësisht ajo ka shpëtuar me dëmtime te lehta.

Nderkaq, pak minuta me vone, një 58 vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme (15 tetor) pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës në Tiranë. Gruaja me iniciale A. B, po tentonte të kalonte semaforin kur u godit nga një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale A.C.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?