Pashkë të gëzuara! Ambasada amerikane uron besimtarët katolikë
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve përmes një postimi në Facebook.
“Urojmë Pashkë të gëzuara për të gjithë ata që festojnë. Vlerësojmë mënyrat e ndryshme me të cilat komunitetet kremtojnë këtë festë, duke përçuar frymën e shpresës, lidhjes dhe ripërtëritjes,” shkruhet në mesazhin e ambasadës.
Sot, besimtarët katolikë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë Festën e Pashkës, ngjarjen më të rëndësishme të kalendarit krishterë, që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit dhe triumfin e jetës mbi vdekjen. Pashka përkujton fitoren e jetës tri ditë pas vdekjes së Jezusit në kryq.
KOHA JONË SONDAZH

