Pashkët, besimtarët ortodoks në Korçë marrin pjesë në Epitafin e të Premtes së Zezë

Besimtarët ortodoksë festojnë nesër Pashkët, ringjalljen e Krishtit. Para ditës së madhe, ata kremtojnë të premten e zezë, ritualin e kalimit nën epitaf dhe procesionin e Krishtit.

E premtja para Pashkës në Korçë, që njihet si e premtja e zezë, u kremtua nga besimtarët ortodoksë, në ceremoninë e përvitshme, organizuar nga Mitropolia e Shenjtë.

Për ngjalljen e Krishtit, besimtarëve korçarë iu bashkuan qytetarë të shumtë, të cilët shoqëruan procesionin përgjatë ecjes në rrugët kryesore të qytetit. Ceremonia u përcoll nga marshe, ndërsa epitafet e shtatë kishave u ribashkuan për t’u kthyer sërish tek Katedralja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?