Pashkët kthejnë radhët në Kapshticë, dhjetra automjete në pritje

 

Festa e Pashkëve ortodokse ka rikthyer radhët e gjata në kufirin me Greqinë. Dhjetra automjete me emigrantë shqiptarë mësohet të jenë në radhë për të hyrë në vendin tonë.

Për shmangien e fluksit dhe pritjes në doganë, të mërkurën pati një takim të Konsulles së Shqipërisë në Selanik, Pavlina Evro Ylli, me autoritetet doganore greke, e më pas me ato shqiptare.

Në takimin në zyrat e doganës grekë ishte i pranishëm konsulli grek në Korcë, Janis Pedhiotis, ku u premtoi gatishmëri të plotë për shmangien e rradhëve të gjata.

Çdo vit mijëra emigrantë kthehen në atdhe për të kremtuar festën e Pashkëve ortodokse, por mbingarkesë në përpunimin e dokumentacionit të udhëtarëve, bëhet shkak krijimit të rradhëve të gjata pasi shpesh herë pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh.

SHKARKO APP