Pasi fshiu postimin në facebook për Velipojën, Rama e zëvendëson me një video

Pak orë pas masakrës në Velipojë me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, kryeministri Edi Rama në mëngjes publikoi një foto nga pikërisht bregdeti i Velipojës, duke përshëndetur ndjekësit në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur”, shkruante Rama. Por të shumta kanë qenë reagimet dhe komentet, që i kujtojnë kryeministrin ngjarjen e mesnatës.

Postimi u fshi dhe tashmë Rama ka publikuar videon e një investimi në Shërbimin e Ri të Kardiokirurgjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me të cilën ka uruar ndjekësit për një të diel të mbarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?