Pasioni i plakut 65 -vjeçar, vret 29-vjeçaren dhe veten
Letra dashurie, pasion, krim. Një trinom i gjetur në librat e dashurisë surrealiste, u vu në skenë nga një 65- vjeçar nga Lushnja. Sokrat Shani, një biznesmen i njohur, u gjet i vetëvrarë në banesën e tij në fshatin Krutje, rreth orës 07:00 të së hënës, datë 15.08.2016. Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pasi kishte marrë një telefonatë nga familjarë të viktimës, që në banesë ishin dëgjuar të shtëna armësh, pas verifikimit, gjetën trupin e pa jetë të ndjerit. Ai kishte vrarë veten me armë zjarri. Një vetëvrasje, e cila kishte dhe një vrasje të përfshirë, një histori dashuri e shndërruar në shkatërrim psikik, të një lidhje në distancë të madhe moshe. Është kjo historia mes 65- vjeçarit dhe 29- vjeçares, e cila përfundoi në tragjedi.
Prokuroria ka zbardhur ngjarjen, e cila tronditi opinionin publik. Sokrat Shani i dha fund jetës, në një nga dhomat e banesës 3- katërshe dhe kishte fshehur tre copëza letre, të cilat tregonin adresa banimi dhe fjalë dashurie. 3 letrat janë shkruar nga vetë viktima, Sokrat Shani, ku shpjegonte pse vrau veten, kë ka vrarë dhe ku ishte viktima. Në letrën e shkruar me datë 14.08.2016, ai ka shpjeguar se shtetasja Jonida Çanaku, ka ndërruar jetë, por ai kishte shkruar dhe vendndodhja e kufomës, në Golem, duke shënuar adresën si kishte lënë çelësat e shtëpisë mbi letër. Ndërsa tek letra e tretë, viktima merr përsipër vrasjen e Jonidës, duke shpjeguar se gjithçka e ka kryer në një gjendje të rënduar psikike. Nga hetimi rezultoi se viktima Sokrat Shani prej disa kohësh ka pasur lidhje me 29- vjeçaren, Jonida Çanaku, e cila ishte nga fshati Kryekuq i Lushnjës. Vajza ishte studente dhe kishte gënjyer familjen se do të shkonte tek tezja, por realisht ajo kishte shkuar në Golem, për të takuar të dashurin e saj 36 vjet më të madh, i cili edhe e ka vrarë.
Grupi hetimor i Lushnjës në bashkëpunim me policinë në Kavajë, ka shkuar në banesën e përshkruar në Golem, e cila ishte rrahur dhe ishte vrarë. Trupi u gjend mbi krevatin dopjo, me shenja dhune në grykë. Nga mbikëqyrja e të dyja vendngjarjeve dhe ekspertizave mjekoligjore të kryera mbi trupat e dy viktimave, hetuesit kanë arritur në përfundimin se shtetasi Sokrat Shani ka vrarë shtetasen Çanaku, me të cilën kishte fiksuar një takim dhe më pas, në Lushnjë ka vrarë edhe veten. Ndërsa nga shqyrtimi i rrethanave, agjentët e anti-krimit janë të bindur se bëhet fjalë për një krim pasioni. Familjarët e viktimës Sokrat Shani kanë shpjeguar se kanë qenë në banesë, në katin e parë, kur kanë dëgjuar krismë arme dhe kur kanë shkruar në dhomën, ku banonte Sokrati, kanë konstatuar se ishte i shtrirë dhe gjakosur në fytyrë. Kurse familjarët e Jonidës, kanë treguar se 29- vjeçarja, vinte nga një fejesë e dështuar, por që asnjëherë nuk kishin dijeni për ekzistencën e 65- vjeçarit në jetën e Jonidës.
Profil/ Kush janë viktimat
Sokrat Shani
65 vjeçari që i dha fund jetës, por dhe i mori jetën 29- vjeçares, me të cilën kishte një lidhje. Shani ka qenë i divorcuar nga bashkëshortja e tij dhe është babai i dy fëmijëve, i një djali dhe i një vajze, të dy të martuar. Si një njeri i njohur në fushën e biznesit, ai kishte nën administrim një fidanishte në Lushnjë, ku kishte të punësuar rreth 30 persona. Sokrati ishte banues në fshatin Liftaj në Krutje, ku ishte ndërtuar dhe një shtëpi trekatëshe. Pas divorcit nga bashkëshortja, 65- vjeçari jetonte i vetëm.
Jonida Çanaku
29 –vjeçarja, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike, e mbytur dhe e vrarë me armë të ftohtë, vinte nga një jetë e rrënuar emocionalisht. Kishte tre vite që i kishte dhënë fund fejesës dhe të afërmit, kanë pohuar se ajo e ka përjetuar shumë keq atë ndarje. Ajo jetonte në fshatin Kryekuq në Lushnjë. Ajo ishte studente dhe kishte nisur një lidhje të fshehtë me 65- vjeçarin. Disa ditë përpara se tu largonte nga shtëpia, ajo ju kishte pohuar familjarëve, se do të shkonte tek tezja e që në fakt kishte shkuar në Golem për t’u takuar me Sokratin, por që u nda nga jeta.
Letrat e Sokratit
Para se t’i jepte fund jetës, i ngarkuar emocionalisht, Sokrati la 3 letra, ku shkruante se është vrarë vetë. Gjithashtu, në një letër tjetër, të shkruar më datë 14. 08. 2016, ka shpjeguar se shtetësia Jonida Çanaku, ka ndërruar jetë dhe ndodhet te shtëpia në Golem, duke shënuar edhe adresën, si edhe ka lënë çelësat e shtëpisë mbi letër. Ndërsa te letra e tretë, viktima merr përsipër vrasjen e 29 -vjeçares, duke shpjeguar se gjithçka e ka kryer ai në gjendje të tronditjes psikike. Nga hetimi rezultoi se viktima Sokrat Shani prej disa kohësh ka pasur lidhje me shtetasen Çanaku
Nëna e Jonida Çanakut
Ishim në dijeni të lidhjes por nuk e deshëm 65 vjeçarin
Fundi i hidhur i një historie me probleme emocionale, ka tronditur edhe një herë opinion publik. Të shokuar nga kjo ngjarje, vëllai i vajzës 27-vjeçare Jonida Çanaku, ka gjetur forcën për të shpjegojë herën e fundit të bisedës me motrën e tij, e që ndërsa thotë se vrasjen e mësoi nga televizori. “Motra iku para dy netësh në orën 9 të darkës. Iku me atë që kishte, ka 3-4 ditë që nuk na ka marrë në telefon”, thotë i vëllai. “Ka qenë njëherë e fejuar, u nda vetë me mirësi dhe mirëkuptim”. Ndërkaq e tronditur është shfaqur dhe nëna e Jonidës.

Mes lotëve ajo thotë se ka qenë në dijeni por nuk e kishte miratuar lidhjen. “Ishim në dijeni dhe kishte mbi tri vjet e gjysmë, pa dëshirën tonë”, thotë nëna e viktimës. “Vajza nuk fliste por ata kanë pasur grindje për vazhdimin e lidhjes”, tha më tej nëna e Jonidës.
Rrëfimi i shokëve për biznesmenin që vrau veten për dashurinë
“Sokratin e njihja që fëmijë, ishte dashamirës me njerëzit. Ka dhënë shumë kontribut për zonën tonë. Me biznesin e tij, ka ndihmuar shumë fermerë në zonë’,- shprehet miku i tij. Një ditë pas krimit të rëndë në Krujtje të Lushnjes, ku 65-vjeçari Sokrat Shani i dha fund jetës duke u vetëvrarë me plumb në gojë, në gjendje të rëndë psikike, pasi kishte mbytur me litar të dashurën 36 vite më të re, dëshmi të tjera dalin dritë. Sipas tyre, Sokrat Shani ishte një një njeri dashamirës që kishte dhënë shumë kontribute për këtë zonë, duke ndihmuar fermerët. “Sokratin e njihja që fëmijë, ishte dashamirës me njerëzit. Ka dhënë shumë kontribut për zonën tonë. Me biznesin e tij, ka ndihmuar shumë fermerë në zonë’,- shprehet miku I tij. Ata thonë se përpara se të ndodhet kjo ngjarje kishin dëgjuar të përflitej për lidhjen etij me të rënë, por nuk i besonin këto fjalë. “Sokrati ishtë zemërmadh, kishte ndihmuar shumë fermerë dhe banorë në zonë duke iu falur dhe para”. Kjo që ka ndodhur duket e pabesueshme. Nuk kemi se çfarë të themi më shumë”.
KOHA JONË SONDAZH

