Paskal Milo: Sipas të dhënave deri në orën 19:00 pjesëmarrja do arrijë në 40%

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se bazuar tek të dhënat zyrtare të publikuara deri në këto momente pjesëmarrja në orën 19:00 do të arrijë në shifrën 40%.

”Nëse deri në 14:00 pjesëmarrja ishte mbi 26%. 5 orë para se të mbyllen kutitë, kam mendimin që duhet të shkojë deri në 19:00 në 40%. Jemi në një periudhë të drekë që qendrat e votimit janë pothuajse bosh.

Pas orës 4 njerëzit shkojnë përsëri. Mendoj se mund të shkojë deri në 40%. Do të jetë 10-12% më shumë se në 2019 që pati një bojkot por nuk arriti deri në 30%. Këto zgjedhje do të shkojnë deri në 40% duke u mbështetur në treguesit që kemi deri tani”,-tha Milo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?