Paskal Milo:“Erion Veliaj, kandidat i PS për Tiranën”

 

“Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj do të jetë kandidati i PS-së për bashkinë e Tiranës”. Nuk e ka thënë ende fjalën e tij Kryeministri dhe Kryetari i PS-së Edi Rama, por Kryetari i PDS-së Paskal Milo e ka konfirmuar atë në studion e emisionit “Shqip” të Rudina Xhungës. Milo tha se këtë lajm e kishte të konfirmuar nga burime të tij të besueshme brenda PS-së. Ndërkohë, mesohet se për të arritur deri te emri i Veliajt ka pasur debate të shumta brenda selisë rozë. Lapsi.al mësoi se emrat më të fortë dhe që kanë pasur më shumë mbështetje kanë qenë pikërisht deputeti Blendi Klosi dhe ministri Erion Veliaj. Por sipas Milos ky i fundit është “i përzgjedhuri” i socialistëve që do të marrë përsipër të garojë për bashkinë më të madhe në vend. Sondazhet deri tani kane nxjerre fitues me mbi 57 perqind e me shume Erion Veliaj dhe eshte me komunikues dhe populist se sa çdo kandidat tjeter

SHKARKO APP