Paskuqan, drejt përfundimit rruga “Demokracia”
Projekti për rehabilitimin e plotë të rrugës “Demokracia”, rruga kryesore e Paskuqanit, është drejt realizimit të tij. Ndërtimi i rrugës “Demokracia”, 7 km nis nga ura e Institutit Bujqësor në Paskuqan.
Kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, ka inspektuar punimet e këtij investimi që u vjen në ndihmë jo vetëm mbi 50 mijë banorëve të Paskuqanit, por edhe lidhjes së atyre që qarkullojnë përmes këtij aksi rrugor me Tiranën.
Në projektin e hartuar nga specialistët e urbanistikës në Bashkinë Kamëz është parashikuar ndriçimi rrugor dhe gjelbërimi gjatë gjithë gjatësisë si dhe trotuare në të dyja anët
Bashkia e Kamzës thotë se përveç këtij investimi, rreth 30 projekte të reja për vitin 2017 do të realizohen në Njësinë Administrative të Paskuqanit.
KOHA JONË SONDAZH



