Pasojat e motit të keq në Bulqizë, rrëzohet disa pemë dhe ndërpritet energjia elektrike (Foto)

Gjatë natës dhe mëngjësit të sotëm, i gjithë rrethi u Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura e shoqëruar me erë të fortë.

Për pasojë gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Gjithashtu era e fortë nuk ka kursyer as pemët në rrugën Qytet i Vjetër-Qytet i Ri ku siç shihet dhe nga pamjet janë rrëzuar disa pemë duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Burime bëjnë me dije se në disa njësi administrative të Bulqizës mungon akoma energjia elektrike. Sipas parashikimit të motit, moti i keq do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?