Pasojat nga zjarret, ekspertët: Ja sa vite i duhen Shqipërisë për të rikuperuar pyjet
Për afro tre javë Shqipëria është në luftë me flakët, ku ende ka vatra aktive zjarri. Pasojat janë të frikshme. Eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo thotë se zjarret do të kenë një ndikim të madh dhe afatgjatë. Për të problematika janë dhe zjarret nga ndryshimet klimatike.
”Pyjet e djegura do të duhet rreth 50 vjet që të mund të rikrijohen pasi praktikisht një mjedis i djegur është i shuar për nga biodiversiteti. Ndaj kërkon shumë vite dhe përpjekje për ta rigjallëruar”, tha ai.
Për të zjarret gjatë muajit gusht kanë prekur “zemrën e biodiverisitetit të vendit tonë” dhe disa nga zonat e mbrojtura, duke përmendur Karaburunin dhe Gurin e Nikës në Pogradec. Po ashtu eksperti e konsideron si të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarreve por këto mjete nuk disponohen duke bërë që për fikjet e flakëve të përdoren mjete primitive.