”Pastroni mbetjet e fundit të FETO-s”, mesazhi i ministrit turk në Tiranë

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan gjatë konferencës për shtyp me homologun shqiptar në Tiranë, përcolli dhe mesazhin që të largohen dhe mbetjet e fundit të FETO-s në Tiranë. Fjala e tij është për oganizatën e klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016.

”Diskutuam me kolegun dhe për tema të tjera si lufta kundër terrorit apo cështje të tjera rajonale. Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë”,- tha Hakan Fidan.

Po ashtu ministri turk i ka bërë thirrje komiteti ndërkombëtar që ti jepet fund luftës në Rripin e Gazës. Sipas tij njerëzit po vdesin jo vetëm nga bombardimet por edhe nga uria.

”Komiteti ndërkombëtar nuk po bën sa duhet të ndalë luftën në Rripin e Gazës. Komiteti ndërkombëtar të marrë masa anë të kundërt do të jetë shumë vonë. Shumë njerëz po vdesin për shkak të urisë në Palestinë. Duam që atje të bëhet e mundur dërgimi i ndihmave”,-tha Fidan.

SHKARKO APP