Pasuritë e Dritan Dajtit që SPAK kërkon të konfiskojë

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Dritan Dajtit, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve. Kërkesa është bërë për llogari të disa pasurive të evidentuara gjatë Operacionit Forca e Ligjit. Në kërkesën e konfiskimit bëhet fjalë për 3 apartamente dhe një godinë shërbimi të përfituara me kontratë dhurimi, ndërsa vetëm një apartament rezulton me kontratë shitjeje.

“Shtesë anësore pallati, me sipërfaqe 36.75 m2, e llojit apartament në katin e tretë të Rrugës Shyqyri Bërxulli. Shtesë anësore pallati, e llojit apartament me sipërfaqe 36.75 m2, e llojit apartament në katin e katërt të Rrugës Shyqyri Bërxulli, të përfituara me kontratë dhurimi nga Durime Braçe. Apartament me sipërfaqe 49.3m2 i përfituar nga kontratë shitje në Rrugën Shyqyri Bërxulli. Godinë shërbimi social-ekonomike, kati i parë me sipërfaqe 72.5m2, dhuruara nga Erges Xhoxhi”, janë disa nga pasuritë që SPAK kërkon konfiskimin.

Po kështu kërkohet edhe konfiskimi i 65% e kapitalit të shoqërisë “E… sh.p.k” dhe 45% të kapitalit të Shoqërisë “P… sh.p.k”, që janë në emër të bashkëshortes së Dritanin Dajtit, Dorela Dajti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?