Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vettingu zbardhi 83 magjistratë me probleme, ILDKPKI kishte raportuar 48

Rreth gjysma e raporteve të ILDKPKI janë rrëzuar nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që po bën Vetting-un e gjyqtarëve e prokurorëve.  Komisioni ka publikuar treguesit zyrtarë të rezultateve të punës që nga shkurti I vitit 2019 deri në gusht të 2019-ës, ku ka kaluar në sitë 150 gjyqtarë dhe prokurorë.

Sipas raporteve të ILDKPKI-së për 150 subjekte rivlerësimi, kanë rezultuar pa probleme me pasurinë 102 subjekte rivlerësimi dhe me probleme 48 prej tyre, ndërkohë që hetimi i kryer nga Komisioni ka dhënë rezultate të tjera: kanë rezultuar 67 subjekte pa probleme me pasurinë dhe 83 subjekte me probleme. Ndërsa ILDKPKI ka raportuar vetëm 48 magjistratë me probleme, në fund të hetimeve për KPK-në, kanë rezultuar me problem thuajse dyfishi, 83 subjekte.

Sipas të dhënave zyrtare të shkallës së parë të Vetting-ut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 gusht 2019 ka dhënë në total 189 vendime: Prej të cilave 81 vendime për konfirmimin në detyrë të 33 gjyqtarëve, 40 prokurorëve dhe 8 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë; 68 vendime për shkarkimin nga detyra të 40 gjyqtarëve, 26 prokurorëve dhe 2 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë; dhe 15 vendime për ndërprerjen e procesit të 10 gjyqtarëve, 4 prokurorëve dhe 1 ish-ndihmës ligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?